Muhammed Boztepe
02 Mars 2020•Përditësim: 02 Mars 2020
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se janë neutralizuar 24 terroristë të PKK/YPG-së në përpjekje për të infiltruar ose të sulmuar rajonet e çliruara me operacionet "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga ministria, thuhet se është zhvilluar operacion ndaj terroristëve që ishin në përgatitje për t'u infiltruar ose sulmuar.
Sipas kësaj 17 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar në përgatitje për të sulmuar rajonin e çliruar me operacionin "Mburoja e Eufratit", ndërsa 7 të tjerë në përpjekje për të infiltruar në rajonin e çliruar nga operacioni "Dega e Ullirit".
Ministria më parë njoftoi edhe për 32 terroristë të tjerë të neutralizuar në përpjekje për të infiltruar në jug të rajonit të çliruar me operacionin "Burimi i Paqes".