Nazlı Yüzbaşıoğlu
06 Nëntor 2016•Përditësim: 06 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori, Ömer Çelik, do të zhvillojë nesër një takim me ambasadorët e BE-së në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga kjo ministri thuhet se Çelik ka thirrur në një mbledhje ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Ankara.
Në mbledhjen e cila do të organizohet në formën e një mengjesi pune, Çelik do të mbajë një fjalim në lidhje me zhvillimet e fundit në Turqi.