Zuhal Demirci
14 Qershor 2017•Përditësim: 14 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Katar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë theksohet se Çavuşoğlu më 14 qërshor do të qëndrojë në Katar për vizitë zyrtare.
Gjatë vizitës kryediplomati i Turqisë do të takohet me ministrin e Jashtëm të Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.
Në deklaratë theksohet se gjatë vizitës do të diskutohet edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Arabia Saudite, EBA, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin, të cilat e akuzojnë për "mbështetje të terrorizmit."