Alp Özden,Alper Atalay
02 shkurt 2017•Përditësim: 02 shkurt 2017
ANKARA (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në kuadër të qëndrimit të saj në Turqi ka vizituar godinën e Parlamentit të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel është pritur në Parlamentin e Madh të Turqisë (TBMM) nga zëvendëskryetari i këtij institucioni, Ahmet Aydın. Ndërkohë në fjalën e tij gjatë këtij takimi Aydın është shprehur i kënaqur për vizitën dhe e ka cilësuar Gjermaninë si aleatin kryesor tregtar. Ai ka thënë se shpreson që marrëdhëniet mes dy vendeve të rriten si dhe i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje.
Pas takimit i cili ka zgjatur rreth 45 minuta, Merkel dhe delegacioni që e shoqëronte ka vizituar pjesën ku është bombarduar nga terroristët e FETÖ-s më 15 korrik gjatë tentativës për grusht shteti. Aydın ka informuar Merkelin për ngjarjet që ndodhën natën e 15 korrikut.
Më pas Merkel ka vizituar edhe sallën e madhe të Parlamentit të Turqisë ku është njohur nga afër edhe me procedurat e hapjes së seancës.
Kryeministri Yıldırım takohet me kancelaren Merkel
Kryeminsitri i Turqisë, Binali Yıldırım, është takuar në rezidencën Çankaya në Ankara me kancelaren gjermane, Angela Merkel.