Inxhinieri në pension riparon lodrat e thyera
Bulent Uysaler, fillimisht e shndërroi një dhomë në shtëpinë e tij, dhe më vonë dhomën e magazinimit të kompleksit të apartamenteve ku jeton, në një punishte dhe filloi të riparonte lodra
Stamboll
Bulent Uysaler, një inxhinier kompjuterësh 57-vjeçar turk, i cili doli në pension si menaxher nga kompania e tij pesë vjet më parë, ka riparuar të gjitha llojet e lodrave të thyera për katër vitet e fundit, pas sugjerimit të një miku, raporton Anadolu.
Bulenti i cili e ka dashur punën e riparimit që nga fëmijëria, iu kërkua nga një mik katër vjet më parë të riparonte lodrat e fëmijëve të tij.
Ai e përmbushi me kënaqësi këtë kërkesë dhe, me këshillën e të njëjtit mik për të vazhduar punën e tij të riparimit, ai nisi një fazë të re në jetën e tij.

Bulenti fillimisht e shndërroi një dhomë në shtëpinë e tij, dhe më vonë dhomën e magazinimit të kompleksit të apartamenteve ku jeton, në një punishte dhe filloi të riparonte lodra.
Lodra të ndryshme nga qytete dhe vende të ndryshme kanë marrë funksionalitet të ri në duart e Bulentit.
Ai riparon kukulla, rrota Ferris, karusel, makina dhe të gjitha llojet e lodrave nostalgjike për koleksionim. Ai dhuron lodra të vlefshme që nuk mund t'i riparojë për fëmijë.
Për Anadolu Uysaler tha se është i lumtur që njerëzit i vlerësojnë lodrat.
Duke deklaruar se mund të prekë jetën e të rriturve dhe fëmijëve në këtë mënyrë gjatë daljes në pension, ai i përshkroi lodrat e thyera si "pacientë".
Ai theksoi se përpiqet gjithashtu t'i "shërojë" ato, duke thënë: "Lodrat kanë një sëmundje dhe unë po përpiqem t'i shëroj. Ashtu si një mjek dëgjon shpinën e një pacienti dhe i shqyrton fytin për të gjetur një metodë trajtimi, ne përpiqemi të identifikojmë dhe zgjidhim burimin e problemit. Në fakt, mund ta quani këtë një lloj spitali".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
