Zuhal Demirci
20 qershor 2017•Përditësim: 20 qershor 2017
ANKARA (AA) – Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, më 6 korrik do të vizitojë Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Delegacioni i BE-së për Turqinë bëhet e ditur se Hahn më 6 korrik do të vizitojë Turqinë dhe se kjo vizitë do të jetë e natyrës së vazhdimit të takimeve të filluara më 25 maj. Në deklaratë njoftohet se gjatë kësaj vizite do të nënvizohet rëndësia e Turqisë për BE-në.
Hahn së fundi kishte vizituar Turqinë në muajin shtator të vitit 2016.