Erkan Tiryaki,Süha Gür
24 Korrik 2016•Përditësim: 25 Korrik 2016
STAMBOLL (AA) - Më shumë se 1.500 notues nga 49 vende morën pjesë në garën e 28-të këtij viti, Samsung të notit nëpër Bosfor, e cila u organizua nga Komiteti Olimpik Kombëtarë i Turqisë (TMOK), raporton Anadolu Agency (AA).
Në garën e notit e cila ka filluar nga porti Kanlica, në pjesën aziatike dhe ka përfunduar para parkut Xhemil Topuzlu, në pjesën evropiane, morën pjesë 1.541 garues, apo 1.178 meshkuj dhe 363 femra. Garuesit notuan në stazën e gjatë 6.5 kilometra.
Në renditjen e përgjithshme për meshkuj, më i miri ishte turku Omer Tara, i cili cakun e arriti një kohë prej 47 minuta dhe 39 sekonda, ndërsa i dyti ishte bullgari Dimitar Videnov, dhe i treti Arda Kip nga Turqia.
Në renditjen e përgjithshme për femra si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit, më e mira ishte turkja Nilay Erkal, e cila nga Azia në Evropë arriti për 52 minuta dhe 38 sekonda. Vendi i dytë i takoi Deniz Gungoroglu, ndërsa i treti Ekins Tezel, poashtu nga Turqia.