Nurettin Coşkun
27 prill 2017•Përditësim: 27 prill 2017
STAMBOLL (AA) - Një anije ushtarake ruse është përplasur me një anije për transportimin e kafshëve në ngushticën e Bosforit, më ç'rast në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të shpëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në largësi prej 18 miljesh detare në hyrje të Detit të Zi në Bosfor, një anije ushtarake ruse është përplasur me një anije për transportimin e kafshëve nga shkaqe ende të panjohura.
Varkat e shpëtimit dhe tërheqjes pranë Policisë Bregdetare janë dërguar në zonën e ngjarjes pas thirrjes për ndihmë nga ekuipazhi.
Mësohet se ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar pjesën më të madhe të ekuipazhit dhe se aktivitetet e tyre të shpëtimit ende janë duke vazhduar.