Arife Yıldız Ünal
08 dhjetor 2015•Përditësim: 09 dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Nëpër ngushticën e Bosforit, e cila ndan pjesët evropiane dhe aziatike të Stambollit dhe Dardanelet që lidhin Detin Marmarasë dhe të Egjeut, për 11 muaj të këtij viti kanë kaluar 79,046 anije, prej të cilave 4,540 ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas kalimit të anijes ushtarake ruse përmes Bosforit me përgatitje të plotë luftarake dhe me ushtarë të armatosur në kuvertë nga të cilët njëri prej tyre mbante mbi supe një raketë-hedhës, gazetari i AA hulumtoi se sa anije ruse, por edhe anije tjera përdorin ngushticat turke të Bosforit dhe Dardaneleve.
Sipas Ministrisë së Transportit, Çështjeve Detare dhe Postë-Telekomunikacionit të Republikës së Turqisë, nëpër ngushticën e Bosforit, që është një faktor i rëndësishëm për transportin urban detarë në Stamboll, veçanërisht për trafikun tranzit të anijeve, për 11 muaj të këtij viti kanë kaluar 39,742 anije, prej të cilëve 7,881 cisterna.
Në të njëjtën periudhë, këto anije kanë transportuar 349 milion dhe 938 mijë tonë metrikë të ngarkesave.
Kur është fjala për Dardanelet, nga fillimi i vitit deri në fund të nëntorit, nëpër ngushticë kanë kaluara 39,304 anije, prej të cilave 8,655 cisterna. Anijet përmes Dardaneleve kanë transportuar 437 milion e 745 mijë tonë metrikë të ngarkesave.
Gjithsej përmes dy ngushticave janë transportuar 787 milion e 683 mijë tonë metrikë të ngarkesave.
Gjithashtu, përmes dy ngushticave për 11 muaj të këtij viti, gjithsej kanë kaluar 79,046 anije, prej të cilave 4,540 ruse.
- Në ditë, nëpër këto ngushtica kalojnë 13 anije ruse -
Nga 4,540 anijet ruse të cilat kanë kaluar përmes ngushticave turke, 1.137 prej tyre ishin tankera. Anijet ruse kanë transportuar gjithsej nëntë milionë e 995 mijë tonë metrikë të mallrave, prej të cilave dy milion e 526,000 ngarkesë të rrezikshme.
Numri i anijeve në 11 muajt të këtij viti tregon se nëpër ngushticat turke në ditë kalojnë 13.5 anije.
Informacionet e Ministrisë gjithashtu tregojnë se numri i anijeve që përdorin ngushticat e Turqisë midis 2002 dhe 2007 është rritur. Pas lëshimit në funksion të naftësjellësit Baku-Tbilisi-Ceylan në vitin 2006, dhe fillimi i krizës ekonomike globale të vitit 2008, numri i anijeve në Bosforin dhe Dardanele ka filluar të bie.
Bosforin dhe Dardanelet në vitin 2007 kishin përdorur 106.519 anije, në vitin 2008 ky numër ka qenë 103.293, kurse në vitin e kaluar ra në 89.111 anije.