Turqia

"Franca luan lojë të rrezikshme në Libi"

Duke hedhur poshtë komentet e presidentit Macron për rolin e Turqisë në Libi, zëdhënësi i AK Partisë Ömer Çelik tha se Franca po përsërit gabimet që bëri në Ruanda para një çerek shekulli

Burak Bir,Havva Kara Aydın   | 30.06.2020
"Franca luan lojë të rrezikshme në Libi" Foto: Erçin Top/AA

Ankara

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi (AK Parti), Ömer Çelik, tha se Franca është vendi që po kryen krime dhe po luan një lojë të rrezikshme në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke hedhur poshtë komentet e presidentit francez Emmanuel Macron për rolin e Turqisë në Libi, Çelik pas mbledhjes së bordit të partisë tha se Franca po përsërit gabimet që bëri në Ruanda para një çerek shekulli.

Ai shtoi se Franca është "keqbërësi në Libi" dhe që luan "një lojë të rrezikshme" atje.

Libia është shkatërruar nga një luftë civile që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e re u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB, por përpjekjet për zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të një sulmi ushtarak nga komandanti renegat Khalifa Haftar.

OKB-ja e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoritetin legjitim të vendit. Tripoli ka luftuar milicitë e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar, një konflikt që ka marrë mbi 1.000 jetë njerëzish.

Pas zbulimit të varrezave masive në zonat e lëna pas tërheqjes së milicive të Haftarit, OKB dhe juristët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësimin për krimet e mundshme të luftës.

Përderisa Turqia vazhdon të mbështesë qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Libi, Haftar është mbështetur ndërkombëtarisht nga Rusia, Franca, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Duke folur për grupet terroriste në Evropë, Çelik tha se raporti vjetor i Europolit për terrorizëm vërteton shqetësimet e shprehura qëmoti nga Turqia.

Grupi terrorist i PKK vazhdon të përdorë territorin e BE-së për propagandë, rekrutim, grumbullim fondesh dhe aktivitete të mbështetjes logjistike, thuhet në raportin e agjensisë së zbatimit të ligjit të BE-së të publikuar të martën e kaluar.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e lisutar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Duke folur për planet e Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor këtë korrik, Çelik tha: "Nëse bota nuk merr një qëndrim kundër kësaj, Izraeli gradualisht do të shkatërrojë legjitimitetin e të gjithë rendit ndërkombëtar".

Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, shihet si territor i okupuar sipas ligjit ndërkombëtar, gjë që i bën të paligjshme të gjitha kolonitë hebreje atje, përfshirë edhe aneksimin e planifikuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın