Turqia

Policia turke arreston 9 anëtarë të dyshuar të PKK-së

Të dyshuarit janë arrestuar në një operacion antiterrorist kundër degës së të rinjve të grupit terrorist PKK në Stamboll

Dilara Hamit  | 30.06.2020 - Përdıtësım : 01.07.2020
Policia turke arreston 9 anëtarë të dyshuar të PKK-së Foto: AA/Arhiv

Stamboll

Në kuadër të një operacioni kundër degës së të rinjve të grupit terrorist PKK, janë arrestuar 9 persona nën dyshimet për lidhje të pretenduara të tyre me PKK-në, thanë burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia antiterroriste bastisi disa lokacione në tre distrikte pasi zbuloi se të dyshuarit ishin përfshirë në aktivitete terroriste për rininë dhe degët urbane të PKK-së, thanë burimet në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për prononcim për mediat.

Gjashtë prej të dyshuarve, që dyshohet se ishin anëtar të grupit terrorist, u akuzuan për përfshirje në sulme me zjarrvënie në disa distrikte të Stambollit, ndërsa për tre prej tyre u zbulua se kishin bllokuar rrugë, ndërsa njëri iu bashkua kampeve të terroristëve në veriun e Irakut.

Policia është ende duke kërkuar një të dyshuar të arratisur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın