Fahri Aksüt
14 maj 2020•Përditësim: 14 maj 2020
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu ka njoftuar se Forcat Turke të Sigurisë kanë neutralizuar 5 terroristë të YPG/PKK-së në provincën Şırnak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një postimi në Twitter, Soylu tha se 3 terroristë u neutralizuan në një operacion të mbështetur nga ajri nga komanda e xhandarmërisë lokale në rajonin Bestler Dereler.
Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Soylu gjithashtu tha se në një operacion tjetër antiterrorist, forcat e sigurisë neutralizuan dy terroristë, njëri prej të cilëve ishte në kategorinë portokalli të listës së personave të kërkuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lista e të kërkuarve ndahet në pesë kategori, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga të kaltër, të gjelbër, portokalli dhe gri.
"Pesë terroristët e tjerë që ikën nuk duhet të mendojnë se janë me fat. Heronjtë tanë janë vënë pas tyre", tha ai.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si grup terrorist nga Turqia, SHBA dhe BE-ja ka qenë përgjegjës për vdekjen e afro 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.