Cem Genco
01 janar 2017•Përditësim: 02 janar 2017
HATAY (AA) - Numri i civilëve të plagosur të evakuuar nga lindja e Halepit që janë dërguar në Turqi deri më tani ka shkuar në 335, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga Kryeministria e Turqisë thuhet se civilët e plagosur të evakuuar më parë në Idlib, janë transferuar më pas në Turqi. Ndërkohë thuhet se për dërgimin e tyre në Turqi për bazë është marrë shkalla e lartë e plagosjes.
Pas përfundimit të evakuimeve në kufirin turk me Sirinë janë në pritje një numër i madh autoambulancash të cilat presin të plagosurit rëndë që gjenden në Idlib.
Nga të plagosurit 43 persona kanë humbur jetën, ndërsa 126 të tjerë janë transferuar në spitale më të specializuara në brendësi të Turqisë. Ndërkohë 59 të tjerë janë nxjerrë nga spitali pas përfundimit të mjekimeve.
Theksohet se 153 nga të transferuarit në Turqi janë nën moshën 18 vjeç.