Kemal Karadağ
25 Nëntor 2017•Përditësim: 26 Nëntor 2017
STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në qytetin turk të Balikesir tha se Samiti që u mbajt kohët e fundit në Soçi është rezultat i përpjekjeve që janë investuar për të ardhmen e drejtë të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Samiti i mbajtur në Soçi është produkt i përpjekjeve të investuara për të ndërprerë të gjitha tragjeditë njerëzore në kontekstin e Sirisë dhe në kushtet më të mundshme të drejtësisë të sigurohet e ardhmja për këtë rajon", tha Erdoğan.
Pjesëtarët e DEASH-it janë vrasës, si mund ti quani muslimanë
Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot se masakrën në Egjipt e kanë kryer pjesëtarët e DEASH-it dhe parashtroi pyetje se si varsës të tillë mund të quhen muslimanë.
"Si mund ti quani muslimanë? Ata janë vrasës dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me islamin", ka thënë Erdoğan duke folur rreth sulmit terrorist, në të cilin jetën humbën të paktën 305 persona.