Etem Geylan
25 Nëntor 2017•Përditësim: 25 Nëntor 2017
STAMBOLL (AA) - Me ftesë të kryeministres britanike Therese May, kryeministri turk Binali Yıldırım do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar më 26 dhe 27 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç temave dypalëshe, Yıldırım dhe May do të diskutojnë gjithashtu edhe mbi çështje lidhur me ekonominë, sigurinë dhe mbrojtjen si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Gjithashtu, në takime do të diskutohet rreth zhvillimeve në rajon, si situata në Siri dhe Irak, por edhe për luftën e përbashkët kundër terrorizmit.
Gjatë vizitës, Kryeministri i Republikës së Turqisë do të takohet me investitorët dhe përfaqësuesit e mediave.