Sefa Mutlu
18 Shkurt 2022•Përditësim: 19 Shkurt 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike diskutoi marrëdhëniet NATO-Turqi dhe çështjet rajonale me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Stoltenberg ia uroi presidentit Erdoğan 70-vjetorin e anëtarësimit të Turqisë në NATO.
Presidenti turk falënderoi shefin e NATO-s që në platforma të ndryshme ka theksuar gjithmonë pozicionin e domosdoshëm të Turqisë brenda aleancës.
Erdoğan tha se Turqia ka ndjekur një qëndrim parimor, të përgjegjshëm dhe udhëzues brenda aleancës që nga dita e parë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Ai tha se kriza e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës tregon edhe një herë vlerën e Turqisë brenda NATO-s, pasi ajo ka mbështetur dialogun që në fillim.
Erdoğan ndau gjithashtu vullnetin e Turqisë për të organizuar një samit në nivel liderësh ose takime teknike me të dyja palët.
Presidenti turk tha se Turqia pret mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm nga aleatët e saj të NATO-s për çështje të tilla si lufta kundër terrorizmit.