İsmail Özdemir,Ahmet Sait Akçay
27 nëntor 2016•Përditësim: 27 nëntor 2016
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë diskutuar të shtunën vonë përmes një bisede telefonike për zhvillimet e fundit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan dhe Putin kanë folur për zhvillimet e fundit në shtetin e shkatërruar nga lufta, Sirinë, dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për krizën humanitare në qytetin sirian të Halepit, thonë burime presidenciale në kushte anonime.
Të dy liderët edhe të premten biseduan përmes telefonit për çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.
Një numër çështjesh kishte kryesuar bisedën telefonike në mesin e të cilëve edhe sulmi mbi ushtarët turq në Al-Bab të Sirisë ku ushtarët turq janë pjesë e operacionit "Mburoja e Eufratit".
Gjatë bisedës, dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë e tyre për ta mbështetur procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë.
I vendosur rreth 40 kilometra nga kufiri me Turqinë, Halepi është qyteti i dytë për nga madhësia në Siri ku kanë jetuar tre milionë njerëz, kryesisht arabë përfshirë 400.000 turkmenë dhe 200.000 kurdë.