Hanife Sevinç
14 Prill 2016•Përditësim: 14 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Me qëllim të forcimit të marrëdhënieve të mëtejshme dypalëshe mes Turqisë dhe Arabisë Saudite do të formohet Këshillit Koordinues Arabo-Turk, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, theksohet se është hedhur një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Memorandumi i mirëkuptimit në lidhje për formimin e Këshillit Koordinues Arabo-Turk, nën praninë e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe të Mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud është nënshkruar nga dy ministrat e jashtëm të dy vendeve, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Adil bin Ahmed El Xhubejr.
Ceremonia e nënshkrimit është mbajtur menjëherë pas hapjes së sesionit të Samitit 13-të Islam të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në sallën "Yıldız 1" në Qendrën e Kongreseve në Stamboll.