Çavuşoğlu takohet me homologun maltez Bartolo
Çavuşoğlu njoftoi se me Bartolo-n kanë trajtuar çështjet si Libia, Qiproja, zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një takim me homologun e tij maltez, Evarist Bartolo, i cili gjendet në Ankara për një vizitë pune, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu në postimin e tij në Twitter tha se me Bartolo-n kanë trajtuar çështjet si Libia, Qiproja, zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian.
Kryediplomati turk gjithashtu tha se në takim kanë diskutuar marrëdhëniet e bashkëpunimit, përfshirë investimet e kompanive turke në Maltë dhe takimin e Këshillit të Biznesit, si dhe fushën e shëndetësisë, ndërsa e ftoi homologun e tij në Forumin e Diplomacisë Antalya që do të zhvillohet në muajin qershor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.