Fuat Kabakcı
07 Tetor 2021•Përditësim: 07 Tetor 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm pakistanez, Shah Mahmud Qureshi deklaroi se Turqia është e gatshme të ndihmojë pas tërmetit që ndodhi në rajonin Balochistan të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të ministrisë, Çavuşoğlu foli në telefon me homologun e tij pakistanez, Qureshi.
Gjatë bisedës Çavuşoğlu i përcolli ngushëllimet e tij Qureshit për viktimat në tërmetin që ndodhi në rajonin Balochistan, mëngjesin e sotëm, duke u shprehur se Turqia është e gatshme të ndihmojë nëse është e nevojshme.