Gözde Bayar
18 Tetor 2019•Përditësim: 18 Tetor 2019
Një ushtar turk ka rënë dëshmor dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në lindje të Turqisë, njoftoi sot Zyra e guvernatorit në Van, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët hapën zjarr ndaj patrullës ushtarake në Caldiran, të provincës lindore Van, përgjatë kufirit me Iranin, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Zyra e guvernatorit në Van.
Dy ushtarët e plagosur u transportuan në spital për trajtim.
Nuk u bë e ditur se cilit krah i përkisnin terroristët.