Turqia

BE: Përditësimi i Unionit Doganor do të jetë në dobi të BE-së dhe Turqisë

“BE-ja dhe Turqia janë dakord për çështje të shumta. Ne jemi në të njëjtën varkë kur kemi të bëjmë me globalizimin, ne jemi në të njëjtën varkë kur bëhet fjalë për respektimin e parimeve të multikulturalizmit”, tha Berger

Gökhan Ergöçün  | 20.03.2019 - Përdıtësım : 21.03.2019
BE: Përditësimi i Unionit Doganor do të jetë në dobi të BE-së dhe Turqisë Foto: Emrah Yorulmaz/AA

Stamboll

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Ankara, Christian Berger, ka deklaruar se hulumtimet tregojnë se nga përditësimi i Unionit Doganor midis Turqisë dhe BE-së do të përfitonin të dyja palët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një seminar të mbajtur në Stamboll mbi Unionin Doganor, Berger bëri të ditur se vëllimi tregtar midis Turqisë dhe BE-së së fundmi arriti në 150 miliardë euro.

Sipas tij, çështjet politike kanë penguar përparimin midis BE-së dhe Turqisë.

“BE-ja dhe Turqia janë dakord për çështje të shumta. Ne jemi në të njëjtën varkë kur kemi të bëjmë me globalizimin, ne jemi në të njëjtën varkë kur bëhet fjalë për respektimin e parimeve të multikulturalizmit”, tha Berger.

Ai shtoi se Turqia dhe BE-ja qëndrojnë së bashku “jo vetëm në çështjet politike, por edhe në çështjet tregtare dhe parimet mbështetëse të Organizatës Botërore të Tregtisë”.

Duke prekur konfliktet globale të tregtisë, Berger tha se Turqia dhe BE-ja po ashtu përballen me një situatë të ngjashme.

Kreu i Odës së Tregtisë së Stambollit, Şekib Avdagiç, nga ana e tij, tha se BE-ja duhet t’i japë Turqisë të drejtën për të marrë pjesë në mekanizmin e vendimit të Unionit Doganor për të përfunduar procesin e liberalizimit të vizave të Turqisë për të hequr pengesat për tregtinë.

Sipas një marrëveshjeje të vitit 2016, Turqia ndërmori hapa për të frenuar valën e refugjatëve dhe BE-ja u zotua të ndërmerrte hapa për liberalizmin e vizave dhe përditësimin e Unionit Doganor. Turqia është ankuar se BE-ja nuk arriti të përmbush fundin e marrëveshjes.

“Turqia ka të drejta të kufizuara në Tregun e Përbashkët, BE-ja ka 26 marrëveshje të tregtisë së lirë që mbulon 37 vende dhe rajone, Turqia është e detyruar të pranoj të gjitha marrëveshjet”, shtoi Avdagiç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın