Turqia

Antalya, shpëtohet një balenë e vogël e bllokuar mes shkëmbinjve

Operatorët e varkave turistike vunë re balenën që përpiqej të çlirohej nga shkëmbinjtë. Ata ndërhynë menjëherë duke i lidhur një litar te bishti dhe duke e nxjerrë nga vendi ku ishte bllokuar dhe më pas njoftuan autoritetet

Talip Demirci  | 21.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
Antalya, shpëtohet një balenë e vogël e bllokuar mes shkëmbinjve

Antalya

Një balenë e vogël e cila ishte bllokuar mes shkëmbinjve në detin e Antalyas është shpëtuar pas një operacioni të përbashkët të operatorëve turistik dhe ekipit të Rojës Bregdetare, raporton Anadolu.

Ngjarja ndodhi në Gjirin Gökkaya, ku operatorët e varkave turistike vunë re balenën që përpiqej të çlirohej nga shkëmbinjtë. Ata ndërhynë menjëherë duke i lidhur një litar te bishti dhe duke e nxjerrë nga vendi ku ishte bllokuar dhe më pas njoftuan autoritetet.

Ekipi i Rojës Bregdetare pas mbërritjes në vendngjarje, mori balenën në bord dhe e çoi në ujëra më të thella, larg rrezikut.

Një nga kapitenët e varkave, Fatih Bilgin, tha se ata e lidhën balenën nga bishti për ta shpëtuar nga vendi ku ishte bllokuar dhe më pas ia kishin dorëzuar ekipit të Rojës Bregdetare.

Balena e vogël u rikthye e sigurt në habitatin e saj natyror.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın