top headline

Sedat Onal, ambasador i ri i Türkiye-s në OKB

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu emëroi ambasadorë në disa përfaqësi diplomatike, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Izraelin

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 06.10.2022 - Përdıtësım : 07.10.2022
Sedat Onal, ambasador i ri i Türkiye-s në OKB

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu emëroi disa ambasadorë të rinj në misionet diplomatike të vendit, përfshirë edhe zëvendësministrin e Jashtëm Sedat Onal, i cili u emërua ambasador i Türkiye-s në Kombet e Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Pas normalizimit të marrëdhënieve kohët e fundit midis Türkiye-s dhe Izrsaelit, Sakir Ozkan Torunlar u emërua ambasador i ri në Tel Aviv. Javën e kaluar qeveria izraelite miratoi emërimin e Irit Lilian për ambasadore të re të Izraelit në Türkiye.

Zëvendësministri i Jashtëm turk Faruk Kaymakci, i cili ishte drejtor i çështjeve evropiane, u emërua për ambasador të ri të Türkiye-s në Bashkimin Evropian.

Zeki Levent Gumrukcu, i cili është në krye të drejtorisë për Amerikën, u emërua për ambasador në NATO.

Koray Ertas, këshilltari i posaçëm i Çavuşoğlu-t, u emërua ambasador në Londër ndërsa Cagatay Erciyes për ambasador të ri në Athinë.

Selcuk Unal, drejtori i përgjithshëm për Siri, u emërua për ambasador të ri në Hagë të Holandës ndërsa Nur Sagman u emërua ambasador në Dakar të Senegalit.

Ufuk Ulutas, shefi i qendrës për hulumtime strategjike të ministrisë u emërua për ambasador në Vatikan.

Sabri Tunc Angili do të jetë ambasadori i ri në Prishtinë ndërsa Baris Kalkavan u emërua për ambasador të ri në Mal të Zi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın