Can Erözden
21 Maj 2021•Përditësim: 21 Maj 2021
Sot janë bërë të ditur finalistët për çmimet individuale të sezonit të rregullt 2020-21 në NBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, NBA ka shpallur tre të nominuarit më të mirë për çmimin, përfshirë edhe finalistët për çmimin Kia Lojtari më i mirë (MVP).
Superylli i Golden State Warriors, Stephen Curry, sulmuesi i gjigantit Filadelfia 76ers, Joel Embiid dhe qendërmbrojtësi i Denver Nuggets, Nikola Jokiç janë finalistët për çmimin MVP të sezonit të rregullt.
Këtë sezon "playmakeri" amerikan Curry pati një mesatare me 32 pikë, 5.8 asiste dhe 5.5 kërcime për ndeshje.
Basketbollisti kamerunas, Embiid pati një mesatare me 28.5 pikë, 10.6 kërcime dhe 2.8 asiste për ndeshje në sezonin 2020-21.
Ndërsa Jokiç shënoi një mesatare me 26.4 pikë, 10.8 kërcime dhe 8.3 asiste për ndeshje, duke e bërë atë pretendentin kryesor për çmimin MVP.
Finalistët për çmimet e tjera në NBA janë si më poshtë:
Debutuesit e Vitit Kia NBA: LaMelo Ball (Charlotte Hornets), Anthony Edwards (Minnesota Timberwolves), Tyrese Haliburton (Sacramento Kings)
Lojtarët mbrojtës të vitit Kia NBA: Rudy Gobert (Utah Jazz), Draymond Green (Golden State Warriors), Ben Simmons (Philadelphia 76ers)
Personat e gjashtë Kia NBA: Jordan Clarkson (Utah Jazz), Joe Ingles (Utah Jazz), Derrick Rose (New York Knicks)
Lojtarët më të përmirësuar Kia NBA: Jerami Grant (Detroit Pistons), Michael Porter Jr. (Denver Nuggets), Julius Randle (New York Knicks)
Trajnerët e vitit në NBA: Quin Snyder (Utah Jazz), Tom Thibodeau (New York Knicks), Monty Williams (Phoenix Suns).