Sport

Wenger: Özil është lëvizja më e madhe e afatit kalimtar dimëror

"Ky është një lajm fantastik për Fenerbahçen, e cila mban një pozitë të fortë në kampionat", ka thënë ish-menaxheri i Özil-it, Arsene Wenger

Muhammed Enes Çallı   | 19.01.2021
Wenger: Özil është lëvizja më e madhe e afatit kalimtar dimëror

Ankara

Klubi turk i Super Ligës Fenerbahçe bëri transferin të madh të afatit kalimtar dimëror duke siguruar shërbimet e mesfushorit Mesut Özil nga Arsenali, tha ish-menaxheri Arsene Wenger, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Unë së pari do të thoja se ju keni kënaqësinë të njoftoni një transferim si ky në një periudhë ku nuk do të keni shumë transferime, dhe ai sigurisht do të jetë transferimi më i madh i afatit kalimtar të janarit, sepse bota e futbollit është pak e qetë", tha ish-trajneri i Arsenalit për "beIN Sports Turkey" në një intervistë të hënën.

"Por në përgjithësi, është një lajm fantastik për Fenerbahçen, e cila mban një pozitë të fortë në kampionat dhe mendoj se ai mund të jetë pjesa e enigmës që do t'i bëjë ata edhe më shumë një kërcënim për fitimin e kampionatit turk", shtoi ai.

Wenger tha se kurrë nuk e ka diskutuar transferimin e mundshëm të Özil-it në Turqi në të kaluarën pasi dëshironte që ai të qëndronte në Arsenal.

"Unë kurrë nuk kam pasur një bisedë në lidhje me Fenerbahçen më parë sepse kam dashur të mbaj Mesut Özil-in në Arsenal, por unë gjithmonë mund të ndieja një lidhje të fortë turke sepse kam takuar familjen, kam takuar agjentin e tij, kam takuar babanë e tij kur firmosëm me të dhe ju mund të shihni se ekziston një lidhje e fortë me Turqinë dhe një interes i madh për ligën turke", theksoi Wenger.

Wenger siguroi shërbimet e Özil-it në vitin 2013 nga Real Madrid. Lojtari i kombëtares gjermane me origjinë turke ndihmoi skuadrën londineze të fitojë katër trofe të Kupës FA me 44 gola dhe 77 asistime në 254 ndeshje.

Mesfushori 32-vjeçar arriti në Stamboll me një avion privat të hënën për të finalizuar transferimin e tij në klubin turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın