Sport

NBA, Warriors i japin fund 5 fitoreve radhazi të Lakers-it

Stephen Curry ishte më i dalluari në ekipin e tij, që kontribuoi për fitoren me 26 pikë

Muhammed Enes Çallı  | 19.01.2021 - Përdıtësım : 20.01.2021
NBA, Warriors i japin fund 5 fitoreve radhazi të Lakers-it

Ankara

Golden State Warriors mposhtën Los Angeles Lakers-in 115:113 të hënën në mbrëmje, duke i dhënë fund serisë prej pesë fitoreve të Lakers-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stephen Curry udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores me 26 pikë, kurse Kelly Oubre Jr shënoi 23 pikë në Qendrën Staples.

Eric Paschall përfundoi ndeshjen me 19 pikë dhe Andrew Wiggins shënoi 18 pikë për Warriors.

Për ekipin kundërshtar, Dennis Schroder shënoi 25 pikë, ndërsa Anthony Davis arriti një "double-double" me 17 pikë dhe 17 kërcime, ndërsa LeBron James shënoi 19 pikë.

Lakers tani kanë 11 fitore dhe 4 humbje, ndërsa Warriors u përmirësuan në 7 fitore dhe 6 humbje.

Rezultatet e së hënës në NBA

New York Knicks - Orlando Magic 91:84

Atlanta Hawks - Minnesota Timberwolves 108:97

Portland Trail Blazers - San Antonio Spurs 104:125

Memphis Grizzlies - Phoenix-Suns 108:104

Brooklyn Nets - Milwaukee Bucks 125:123

Toronto Raptors - Dallas Mavericks 116:93

Chicago Bulls - Houston Rockets 125:120

Miami Heat - Detroit Pistons 113:107

Los Angeles Lakers - Golden State Warriors 113:115

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.