Emre Aşıkçı
10 Qershor 2024•Përditësim: 11 Qershor 2024
Piloti Max Verstappen nga Red Bull dje fitoi Çmimin e Madh të Kanadasë për të tretën herë radhazi, transmeton Anadolu.
Piloti holandez e përfundoi garën në një orë, 45 minuta dhe 47.927 sekonda në "Circuit Gilles Villeneuve", një pistë 4.361 metra në ishullin Notre Dame në Montreal, Kanada.
26-vjeçari Verstappen arriti fitoren e tij të 60-të në karrierën e tij në Formula 1 përpara Lando Norris të McLaren dhe George Russell të Mercedesit.
Ai ka fituar gjashtë nga nëntë garat këtë sezon, ku Carlos Sainz nga Ferrari ishte triumfues në Melburn, Norris në Miami dhe Charles Leclerc nga Ferrari në Çmimin e Madh të Monakos.
Raundi i 10-të do të zhvillohet në Barcelonë më 23 qershor.
Radhitja e pilotëve:
1. Max Verstappen (Holandë): 194 pikë
2. Charles Leclerc (Monako): 138
3. Lando Norris (Britani e Madhe): 131
4. Carlos Sainz Jr. (Spanjë): 108
5. Sergio Perez (Meksikë): 107
Radhitja e skuadrave:
1. Red Bull: 301
2. Ferrari: 252
3. McLaren: 212
4. Mercedes: 124
5. Aston Martin: 58