Dejan Maksimoviç
07 Shkurt 2019•Përditësim: 08 Shkurt 2019
ROMË (AA) - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka vendosur që në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës të përdorin video-asistentin e referit (VAR) dhe se lojtarët të cilët me duar do të bëjnë ekranin televiziv, duke kërkuar që arbitri të rishikojë vendimin e tij, do të marrin karton të verdhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
UEFA fillimisht, ashtu si Premier Ligën e Anglisë, ndryshe nga shumë gara kombëtare në Evropë, aplikimin e VAR-it e shtynë për sezonin e ardhshëm. Por, tani vendosën që megjithatë të përdorin sitemin VAR në fazën e eliminimit.
Në një njoftim për shtyp të lëshuar përpara Kongresit të sotëm të UEFA-së në Romë, Roberto Rosetti, president i Këshillit të Gjyqtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit, shpjegoi se ndëshkimi i lojtarëve do të bëhet për shkak të mbrojtjes së autoritetit të gjyqtarëve.
"Çdo lojtari i cili do të bëjë me duar formën e televizionit do të paralajmërohet me karton të verdhë. Dhe në qoftë se lojtarët rrethojnë arbitrin duhet të ketë një ndërhyrje disiplinore. Ne duam të veprojmë në situata të tilla. VAR do të përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Nuk duam përsëri të gjykojmë ndeshjet dhe të shkatërrojmë shpirtin e futbollit me tre ose katër ndërhyrje në çdo lojë. Duhet të ketë një tablo të qartë për situata të qarta", tha Rosetti.
Ai theksoi se arbitrat e UEFA-së pas thirrjes nga dhoma VAR personailsht do të shohin ekranin pranë fushës, për dallim nga disa raste kur pranohet mendimi i VAR-it.
Sistemi VAR tashmë përdoret në Bundesligën gjermane, Serie A të Italisë, La Ligën spanjolle dhe Ligue 1 të Francës, përveç në Premier Ligën angleze.
VAR u përdor gjithashtu edhe në Kampionatin Botëror "Rusi 2018".