ANKARA (AA) - DOĞA KIRMIZIOĞLU
Këtë sezon në arenën e futbollit evropian, disa golashënues edhe pse janë në vitet e fundit të karrierës së tyre, me performanca të larta shënojnë gola dhe i bëjnë të lumtur tifozët që i ndjekin, shkruan Anadolu Agency (AA).
Futbollistët në fjalë të cilët performancat e tyre i kanë bashkuar me përvojën e fituar gjatë viteve, dalin në pah si emrat më me ndikim në fushë për ekipet e tyre me golat që shënojnë.
Fabio Quagliarella, Guillaume Hoarau, Hamdi Harbaoui, Christhian Stuani, Junior Moraes dhe Francesco Caputo, janë disa nga futbollistët të moshës mbi 30 vjeçare të cilët përjetojnë "pranverën e dytë" në karrierën e tyre me performancat në këtë sezon.
- Quagliarella barazon rekordin e Batistutas
Quagliarella i cili vazhdon karrierën e tij në ekipin e Serie A, Sampdoria, edhe pse është 36 vjeçar me golat që ka shënuar renditet në vendin e dytë të listës së golashënuesve.
Ai në 21 ndeshje në Serie A ka shënuar 16 gola dhe 6 asistime dhe kështu ndihmoi klubin e tij që të ngjitet në vendin e 8-të me 33 pikë.
Futbollisti italian gjithashtu theu rekordin e futbollistit legjendar Gabriel Batistuta në vitin 1994, duke shënuar në 11 ndeshje me radhë në ligë.
Quagliarella i cili ka veshur edhe fanellën e kombëtares së Italisë, më parë ka luajtur për skuadrat si Torino, Fiorentina, Chieti, Udinese, Ascoli, Napoli dhe Juventus. Sezonin e kaluar me Sampdorian shënoi 19 gola në Serie A.
- Hoarau avancon me Young Boys
Golashënuesi 34 vjeçar i klubit zviceran Young Boys, Guillaume Hoarau, vazhdon në mënyrë të qëndrueshme performancën e lartë gjatë viteve të fundit.
Gjatë këtij sezoni, në 26 ndeshje në të gjitha garat sulmuesi francez shënoi 19 gola ndërsa me 13 gola në ligë është i pari në listën e golashënuesve.
Gjatë karrierës së tij Hoarau ka luajtur për Paris Saint Germain (PSG), Girondons Bordeaux, Le Havre Dalian Yifang. Ai me fanellën e Young Boys në 152 ndeshje shënoi 103 gola dhe bëri 32 asiste.
- Harbaoui me performancë të lartë në Zulte Waregem
Futbollist 34 vjeçar Hamdi Harbaoui i cili vazhdon karrierën e tij në ekipin belg Zulte Waregem në dy sezonet e fundit me performancën e tij të lartë arriti të marrë mirënjohje.
Sulmuesi i cili posedon shtetësinë e Tunizisë dhe Belgjikës, sezonin e kaluar në dy ekipe të ndryshme, Anderlecht dhe Zulte Waregem, shënoi 22 gola, ndërsa edhe këtë sezon vazhdon me golat e tij.
Me fanellën e kombëtares së Tunizisë shënoi 4 gola në 16 ndeshje. Këtë sezon me Zulte Waregem ka shënuar gjithsej 15 gola, nga të cilët një në kupën belge.
- Stuani ambientohet me Spanjën
Sulmuesi uruguaian i klubit të La Ligës, Girona, Cristhian Stuani, lë gjurmët e tij me performancën e qëndrueshme në Spanjë.
Pas një karriere të pasuksesshme në Britani, në klubin Middlesbrough ai kaloi në Girona. Në sezonin e parë në Girona, Stuani shënoi 21 gola duke e vazhduar këtë performancë edhe në sezonin e ri.
Këtë sezon futbollisti 32 vjeçar në 19 ndeshje shënoi 12 gola.
- Shakhtar Donetsk i beson Moraesit
Në fillim të sezonit, klubi ukrainas Shakhtar Donetsk e transferoi futbollistin brazilian 31 vjeçarin pa asnjë klauzolë, Junior Moraes, i cili po përjeton periudhën e artë në karrierë.
Në ligë në 24 ndeshje ai shënoi 16 gola dhe bëri 8 asiste, ndërsa në UEFA Ligën e Kampionëve shënoi 3 gola në 6 ndeshje.
- I mundësoi klubit të kualifikohet në Serie A
Sulmuesi 31 vjeçar italian i Empolit, Francesco Caputo, ka lënë përshtypje me performancën e tij në vitet e fundit.
Sezonin e kaluar shënoi 27 gola me të cilën i mundësoi Empolit bëhet pjesë e Serie A. Caputo këtë sezon ka shënuar 11 gola.