AP
26 tetor 2015•Përditësim: 26 tetor 2015
BRUKSEL (AA) - Pas ndjekjes tre orëshe, autoritetet belge kanë arrestuar sulmuesin e maskuar i cili mëngjesin e sotëm u përpoq që me automjetin e tij me forcë të hyjë në kompleksin e kazermës ushtarake në Flawinne, në jug të Brukselit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi ishte vënë në ikje pas tentimit të pasuksesshëm që të çajë derën hyrëse ndërsa në drejtim të tij ishte shtënë me armë zjarri.
Ministri belg i Mbrojtjes Stiven Vandeput deklaroi se ende nuk dihet motivi për sulmin ndërsa njoftoi se për kapjen e të dyshuarit janë përdorur edhe helikopterë.
Ndryshe, Belgjika gjendet në situatë gatishmërie që nga muaji maj i vitit të kaluar, pas sulmit në një muze gjatë të cilt u vranë katër persona.
Ky shtet kryeson për nga numri i shtetasve të huaj të cilët i bashkohen organizatës terroriste DAESH. Raporti preliminar i Kombeve të Bashkuara ka treguar se rreth 500 qytetarë të këtij shteti janë rekrutuar dhe janë dërguar në luftërat në Siri dhe Irak.