Murat Keleş
23 Shtator 2016•Përditësim: 24 Shtator 2016
NION (AA) Komisioni Disiplinor i UEFA-se ka deklaruar se filloi hetimet në lidhje me Kombëtaren e Skocisë e cila nuk u paraqit në ndeshjet grupore kualifikuese në kampionatin Evropian për femra nën 19 vjeç, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e UEFA-së u bë e ditur se Skocia është fajtore për mos paraqitjen në ndeshjen e grupit 4 kundër Serbisë dhe për këtë shkak është dërguar në Komisionin Disiplinor të UEFA-s. Theksohet se po hetohet nëse alkooli është shkaku për mos paraqitjen në ndeshje.