Dejan Maksimoviç
23 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
NYON (AA) - Klubi skocez gjigant Celtic është gjobitur nga Komisioni Disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), me 16 mijë euro për sjellje të pahijshme të tifozëve dhe lojtarëve gjatë ndeshjes së Europa League kundër Fenerbahçe, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampioni i Skocisë u akuzua për përdorimin e mjeteve piroteknike nga përkrahësit e tij më 10 dhjetor të vitit të kaluar në stadiumin Sukru Saracoglu në ndeshjen e cila përfundoi 1:1. Celtic është akuzuar edhe për sjellje të pahijshme të lojtarëve të saj, të cilët morën pesë kartuqë të verdhë.