Dejan Maksimoviç
23 Shkurt 2016•Përditësim: 23 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Sipas informacioneve të mediave spanjolle, braziliani Neymar ka arritur marrëveshje me Barcelonën për vazhdimin e bashkëpunimit të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndonëse konfirmim zyrtar nga klubi nuk ka, mediat shpalosin edhe detaje të kontratës së tij, sipas të cilës Neymar do të bëhet lojtari i dytë më i paguar, menjëherë pas yllit të klubit argjentinasit Lionel Messi.
Gjoja sulmuesi brazilian do të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2021. Barcelona të hënën paralajmëroi se do të bëjë çmos për të mbajtur Neymarin në radhët e tyre. “Forcimi jonë më i madh në afatin kalimtar veror do të jetë që Neymari të vazhdojë kontratën”, kumtohet nga klubi katalunjas.
Neymar na radhët e kampionit spanjoll arriti nga Santos në vitin 2013.
Kontrata e tanishme e lidh me Barcelonën deri në verën e vitit 2018, ndërsa sipas saj klauzola blerëse është 190 milionë euro.