Yunus Kaymaz
26 Janar 2022•Përditësim: 27 Janar 2022
Tenisti grek Stefanos Tsitsipas u kualifikua në gjysmëfinale të Australian Open, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tsitsipas në çerekfinale mposhti pa vështirësi Jannik Sinner me rezultatin 3:0 në sete.
Setin e parë e fitoi me 6:3, të dytin 6:4 ndërsa setin e tretë e fitoi me rezultat më të thellë me 6:2, duke shënuar rezultatin përfundimtar dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Australian Open.
Tsitsipas për herë të tretë në karrierën e tij do të luaj në gjysmëfinale në Melburn. Kundërshtari i tij i ndeshjes gjysmëfinale do të jetë fituesi i duelit Felix Auger-Aliassime – Daniil Medvedev.