Recep Şakar
01 Shkurt 2017•Përditësim: 02 Shkurt 2017
MELBURN (AA) – Në një operacion ndaj të pastrehëve në Melburn të Australisë, policia ka arrestuar pesë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia ndërmori aksion të ri policor pasi të pastrehët janë kthyer në rrugë, pasi që paraprakisht ishin larguar nga vendet ku jetonin për shkak të turneut të tenisit Australian Open.
Ekipet policore fillimisht kërkuan largimin e afërsisht 20 të pastrehëve që jetojnë në afërsi të stacionit të trenave Flinders në qendër të qytetit, ndërsa më pas u dhanë afat të caktuar që t'i mbledhin plaçkat.
Të pastrehët kërkuan strehim të përhershëm, ndërkohë që kanë refuzuar propozimin për motele në të cilat mund të qëndrojnë në afat treditor. Duke pohuar se bashkia e Melburnit dhe qeveria rajonale nuk u ofron ndihmë, ata hodhën slogane si "të qenët i pastrehë nuk është krim" dhe "jo ndalesës ndaj të pastrehëve".