Can Erözden
26 Janar 2022•Përditësim: 27 Janar 2022
Basketbollistët e Los Angeles Clippers mbrëmë me një përmbysje spektakolare të rezultatit mposhtën skuadrën nga Washingtoni Wizards si mysafirë me rezultatin 116:115, duke regjistruar përmbysjen e dytë më të madhe të rezultatit në historinë e NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Clippers arriti të plotësojnë diferencën prej 35 pikësh dhe të shënojë një fitore të rëndësishme në sekondat e fundit të ndeshjes në sallën "Capital One" në Washington.
Skuadra nikoqire Wizards para përfundimit të çerekut të parë kishte epërsi prej 66:31, por Clippers në çerekun e dytë shënoi 80 pikë.
Momentet vendimtare ishin 9 sekondat e fundit të ndeshjes, kur Luke Kennard me dy trepikësh barazoi rezultatin në 115-115 ndërsa më pas shënoi nga gjuatja e lirë në fund të ndeshjes për një fitore të madhe.
Heroi i LA Clippers Kennard shënoi në total 25 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asiste ndërsa më i miri në radhët e Clippers ishte Amir Coffey me 29 pikë.
Kjo ishte përmbysja më e madhe e rezultatit në historinë e Konferencës Perëndimore dhe e dyta në historinë e NBA-së.
Utah Jazz ende mban rekordin në NBA të vitit 1996, kur në ndeshjen kundër Denver Nuggets ishin duke humbur me 36 pikë diferencë dhe në fund arritën të përmbysin rezultatin dhe të shënojnë fitore me rezultatin 107:103.