Ekip
01 Korrik 2022•Përditësim: 04 Korrik 2022
Sulmuesi brazilian Richarlison nga Evertoni kaloi në radhët e Tottenhamit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dy klubet deklaruan sot se Richarlison ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Tottenhamin, duke u transferuar në Londër pas katër vitesh në "Goodison Park". Mediat britanike raportuan se ai u transferua për 60 milionë funte (73 milionë dollarë).
Sulmuesi 25-vjeçar regjistroi 152 paraqitje për Evertonin në të gjitha garat, duke shënuar 53 gola. Ai ka shënuar 48 gola në 173 paraqitje në Premier Ligë për Evertonin dhe Watfordin, klubi londinez të cilit iu bashkua nga Fluminense në vitin 2017.
Richarlison është transferi i katërt gjatë verës tek Tottenham, pas Fraser Forster, Ivan Perishiq dhe Yves Bissouma. Futbollisti është një tjetër opsion sulmues për trajnerin Antonio Conte, i cili është mbështetur shumë te Harry Kane dhe Son Heung-min si golashënues.