Doga Kirmizioglu
07 Korrik 2018•Përditësim: 08 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Basketbollisti francez Tony Parker i cili që nga viti 2001 luan për ekipin San Antonio Spurs në Ligën NBA, pas 17 vitesh do të ndërrojë klubin dhe karrierën e tij do të vazhdojë në Charlotte Hornets, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubi nga San Antonio përmes një njoftimi ka konfirmuar se "playmakeri" francez, i cili në këtë klub luajti nga viti 2001 deri më 2018, karrierën do ta vazhdojë në Charlote Hornests. Klubi Spurs falënderoi Parkerin për kontributin e dhënë në këtë klub.
"Fjalët janë të pakta për të përshkruar atë që Tony ka bërë për Spurs. Në moshën 19 vjeçare luajti ndeshjen e tij të parë dhe që atëherë të gjitha ndeshjet tjera i ka luajtur me shumë emocione dhe përkushtim. E falënderojmë për çdo gjë që ka bërë për këto 17 vite. I dëshirojmë sukses në Charlotte", ka thënë trajneri Popovich.
Mediat amerikane raportojnë se ish basketbollisti Micheal Jordan, i cili është pronar i Charlotte Hornest, i ofroi Parkerit kontratë dy vjeçare në vlerë prej 10 milionë dollarë, të cilën francezi e pranoi.
Parker me Spurs ka fituar katër kampionate, edhe atë në 2003, 2005, 2007 dhe 2014.