Sport

NBA, Spurs pensionon fanellën e yllit francez Parker

Basketbollisti francez Parker ka luajtur për Spurs 17 sezone, duke qenë pjesë e fitoreve të kampionatit të NBA-së në vitet 2003, 2005, 2007 dhe 2014

Can Erözden  | 12.11.2019 - Përdıtësım : 13.11.2019
NBA, Spurs pensionon fanellën e yllit francez Parker

Ankara

San Antonio Spurs pensionoi fanellën e Tony Parker, kampionit të katërfishtë të ligës së basketbollit amerikan NBA, në një ceremoni solemne për nder të ish-basketbollistit francez e cila u mbajt të hënën në mbrëmje, raporton Anadolu Agency (AA).

"Tani është zyrtarisht. Fanella e Tony Parker me numrin 9 përgjithmonë do të ekspozohet në sallë. Faleminderit, Tony", shkroi San Antonio në llogarinë zyrtare në Twitter.

Ceremonia zyrtare e pensionimit të fanellës së Parker u mbajt në Qendrën AT&T në Teksas.

"San Antonio, është një ndjenjë e mahnitshme të jesh në shtëpi. San Antonio gjithmonë do të mbetet shtëpia ime. Kjo është shumë e rëndësishme ta dini. Faleminderit tifozë të Spurs", tha 37-vjeçari Parker.

Francezi në NBA kaloi 18 sezone, prej të cilave 17 në San Antoino dhe një në Charlotte Hornets. Titullin e kampionit në NBA e fitoi më 2003, 2005, 2007 dhe 2014. Në rrugëtimin e Spurs për titullin e vitit 2007, Parker u shpall MVP në serinë e finaleve.

Karierës së tij i dha fund këtë vit, pas një sezoni të kaluar në Charlotte. Ai u bë lojtari i dhjetë në historinë e Spurs fanella e të cilit pensionohet nga përdorimi. San Antonio më parë ka pensionuar fanellat e Bruce Bowen (12), Tim Duncan (21), Sean Elliott (32), George Gervin (44), Avery Johnson (6), Johnny Moore (00), David Robinson (50), James Silas (13) dhe Manuel Ginobili (20).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.