Can Erözden
27 Korrik 2021•Përditësim: 27 Korrik 2021
Tenistja japoneze Naomi Osaka u eliminua nga Lojërat Olimpike të Tokios 2020 pas humbjes ndaj kundërshtares së saj çeke Marketa Vondrousova, transmeton Anadolu Agency (AA).
Osaka, tenistja e dytë në renditjen botërore, e cila ka fituar katër kampionate Grand Slam në karrierën e saj, humbi kundër Vondrousova-s me rezultatin 2-0 (6-1, 6-4) në ndeshjen e raundit të tretë në kategorinë e femrave në Fushën e Tenisit Ariake.
Vondrousova do të përballet me Paula Badosa nga Spanja ose Nadia Podoroska nga Argjentina në çerekfinale.
Osaka, 23 vjeçe, ndezi flakën olimpike në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës të premten.