Muhammed Enes Çallı
09 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Ylli japonez i tenisit Naomi Osaka, e renditur në vendin e 9-të në botë, ka kaluar në gjysmëfinalen US Open 2020, rapoton Anadolu Agency (AA).
Kampionja e US Open 2018 mposhti amerikanen Shelby Rogers 6:3 dhe 6:4 për të kaluar në fazën tjetër të turneut.
Tenistja 22-vjeçare në raundin e radhës do të përballet me tenisten amerikane Jennifer Brady.
Ndërkohë, në kategorinë për meshkuj, gjermani Alexander Zverev mundi tenistin kroat Borna Coric 6:1, 7:6, 7:6 dhe 6:3 për të arritur në gjysmëfinale.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër çerekfinale, spanjolli Pablo Carreno Busta mundi tenistin kanadez Denis Shapovalov me 3:6, 7:6, 7:6, 0:6 dhe 6:3. Ai do të përballet me Zverev në gjysmëfinale.