Fatih Erel
24 Janar 2019•Përditësim: 24 Janar 2019
MELBURN (AA) - Neomi Osaka dhe Petra Kvitova kanë fituar ndeshjet gjysmëfinale duke i siguruar vetes një finale në turneun e parë Grand Slam të sezonit, Australia Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenistja çeke Kvitova arritii në finale përmes fitres ndaj amerikanes Danielle Collins të cilën e mposhti me shifrat 2:0 në sete 7: 6 dhe 6:0, ndërsa në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, tenistja japoneze Osaka me rezultatin 2:1 në sete, fitoi kundërshtaren tjetër nga Çekia, Karolina Pliskova, e cila luftonte për një finale të parë Grand Slam.
Nëse Kvitova fiton Australian Open-in, ajo do të kalojë rumunen Simona Halep në listën e WTA-së, duke u bërë reketi numër një në tenisin për femra.
Fituesja e turneut do të marrë një shpërblim prej 4.1 milionë dollarësh, ndërsa e dyta 2.1 milionë dollarë.