Islam Doğru
12 Shtator 2021•Përditësim: 13 Shtator 2021
Tenistja britanike Emma Raducanu fitoi finalen e ndeshjeve teke për femra në turneun e tenisit US Open, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tenistja 18-vjeçare Raducanu fitoi në ndeshjen finale përballë kanadezes Leylah Annie Fernandez në turneun e Grand Slam që vazhdon në New York të SHBA-së.
Në ndeshjen e ndjekur nga një audiencë e madhe, Raducanu u bë kampione e ndeshjeve teke për femra në US Open duke fituar përballë 19-vjeçares Fernandez në setin e parë me rezultatin 6-4 dhe në setin dytë me rezultatin 6-3.
Raducanu në renditjen botërore ndohet në vendin e 150-të dhe ajo është britanikja e dytë femër e cila fiton këtë titull pas Virgina Wade e cila ka fituar turneun e tenisit US Open në vitin 1977.
Fituesja e finales në ndeshjet teke për femra, Raducanu fitoi çmimin prej 2.5 milionë dollarë ndërsa Fernandez në vendin e dytë fitoi 1 milion e 250 mijë dollarë.
Në finalen e ndeshjes teke për meshkuj në US Open, sot do të përballen serbi Novak Gjokoviç dhe rusi Daniil Medvedev.