Can Erözden
13 Dhjetor 2021•Përditësim: 13 Dhjetor 2021
Disa grabitës kanë hyrë në shtëpinë e sulmuesit të PSV Eindhoven, Eran Zahavi në Amsterdam të dielën në mbrëmje, derisa lojtari izraelit ishte jashtë vendit për pushime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar mediat holandeze, e përditshmja izraelite “Jerusalem Post” raportoi sot se shtëpia e Zahavit u grabit për herë të dytë, derisa sulmuesi 34-vjeçar dhe familja e tij ishin me pushime në Dubai.
Policia holandeze është në kërkim të dy të dyshuarve.
Në maj, gruaja e Zahavit, Shay dhe fëmijët ishin në shtëpi në Amsterdam për të qenë viktima të grabitjes së armatosur ndërsa të gjithë anëtarët e familjes së tij u lidhën dhe u kapën nga grabitësit.
Thuhet se njëri nga dy grabitësit ishte i veshur me rroba transportuesi për të mashtruar banorët.
Grabitësit plaçkitën shtëpinë për të vjedhur sende personale dhe para dhe më pas u larguan me vrap.