Hüseyin Burak Demirer
13 Dhjetor 2021•Përditësim: 13 Dhjetor 2021
Është hedhur shorti për raundin e "play-off"-it në UEFA Ligën e Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në organizimin numër dy të futbollit evropian në nivel klubesh, shorti u hodh në Nyon të Zvicrës.
Në short morën pjesë ekipet që u renditën në vendin e dytë në grupet e UEFA Ligës së Evropës si dhe klubet e eliminuar nga UEFA Liga e Kampionëve.
Ndeshjet e para në raundin e "play-off"-it do të luhen më 17 shkurt 2022 ndërsa ndeshjet kthyese më 24 shkurt. Fituesit do të avancojnë në raundin 1/16-ës.
Shorti për raundin e 1/16-ës do të hidhet më 25 shkurt 2022.
Ndeshjet e raundit "play-off" janë si në vijim:
Sevilla (Spanjë) - Dinamo Zagreb (Kroaci)
Atalanta (Itali) - Olympiakos (Greqi)
Leipzig (Gjermani) - Real Sociedad (Spanjë)
Barcelona (Spanjë) - Napoli (Itali)
Zenit (Rusi) - Real Betis (Spanjë)
Borussia Dortmund (Gjermani) - Rangers (Skoci)
Sheriff (Moldavi) - Braga (Portugali)
Porto (Portugali) - Lazio (Itali)