Sport

Chelsea angazhon mesfushorin e Ajax-it, Ziyech

"Ajax dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech. Lojtari do t’i bashkohet klubit të Premier Ligës më 1 korrik të vitit 2020 dhe do ta përfundojë sezonin në Amsterdam", bëri të ditur Ajax

Fatih Erel   | 13.02.2020
Chelsea angazhon mesfushorin e Ajax-it, Ziyech

Stamboll

Ekipi i Premier Ligës angleze Chelsea ka arritur marrëveshje me Ajax-in për të sjellë këtë verë anësorin maroken Hakim Ziyech, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ajax dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech. Lojtari do t’i bashkohet klubit të Premier Ligës më 1 korrik të vitit 2020 dhe do ta përfundojë sezonin në Amsterdam", bëri të ditur Ajax në një njoftim në faqen e saj të internetit.

Klubi i Premier Ligës do t'i paguajë ekipit holandez së paku 40 milionë euro (43.4 milionë dollarë) dhe potencialisht mund ta rritë atë në një maksimum prej 44 milion euro, tha klubi nga Amsterdami.

Futbollisti 26 vjeçarë debutoi për Ajax-in në shtator të vitit 2016.

Marokeni shënoi 49 gola në 160 ndeshje për Ajax-in.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın