Yasin Yağcı
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
DEN HAAG (AA) – Trajneri i gjigantit futbollistik Ajax, Frank de Boer ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit, si pasojë e xhiros së fundit dramatike në kampionatin holandez të futbollit në të cilën Ajax barazoi në ndeshjen kundër autsajderit De Graafschap duke i mundësuar PSV Eindhovenit të kurorëzohet me titullin e kampionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Ajaxit njoftoi se dorëheqja e ofruar është pranuar me çka De Boer i dha fund qëndrimit të tij gjashtëvjeçar në klubin me të cilin katër herë e fitoi titullin e kampionit të Holandës dhe një kupë.
De Boer deklaroi se gjatë karierës së tij futbollistike dhe si trajner i Ajaxit ka kaluar momente të paharrueshme, por tha se nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Drejtori i klubit, Edwin van der Sar u shfaq i habitur nga vendimi i De Boerit për çka tha se është i mërzitur.