Selçuk Buğra Gökalp
04 Gusht 2021•Përditësim: 05 Gusht 2021
Ylli amerikan i basketbollit të NBA-së, Stephen Curry, sot ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Golden State Warriors, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetarit sportiv amerikan Adrian Wojnarowski, 33-vjeçari Curry ka nënshkruar një kontratë në vlerë totale prej 215 milionë dollarë.
Dy herë në karrierën e tij, i emëruar MVP i sezonit të rregullt, ndërsa vitin e kaluar në të cilin Warriors nuk ia dolën të garojnë në play-off, po ashtu u bë koshashënuesi më i mirë i ligës me një mesatare prej 32 pikë.
Një nga gjuajtësit më të mirë në historinë e ligës së NBA-së dhe tre herë fitues i titullit të kampionit, kaloi 12 sezonet e karrierës së tij me Warriors-at.