Can Erözden
31 Tetor 2019•Përditësim: 01 Nëntor 2019
Ekipi i basketbollit të NBA-së Golden State Warriors është tronditur kur kuptuan se superylli i tyre Stephen Curry pësoi lëndim të madh në dorë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipi në ueb sajtin e tyre sot tha se Curry ka thyer dorën e majtë gjatë ndeshjes së NBA-së mes Warrios dhe Phoenix Suns në San Francisco.
Plejmejkeri amerikan i Warriors Curry e pësoi lëndimin derisa u rrëzua pas një vrapimi, duke u përplasur me një kundërshtar të tij.
Ata humbën ndeshjen përball Suns-ave me 121-110.
MVP i sezoneve 2015 dhe 2016 në NBA, Curry ka qenë një nga trepikëshit më të mëdhenj në ligë, duke ndihmuar ekipin e tij për të fituar titujt e NBA-së në vitet 2015, 2017 dhe 2018.